12:48 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Nesër arrin në Kosovë trupi i pajetë i Hajdinit që vdiq duke punuar në Gjermani

Trupi i pajetë i Hajdin Thaqit që vdiq duke punuar para katër dite në Gjermani nesër në mëngjes do të sjellët në Kosovë.

Ai me 23 prill kishte marr rrugën për në Slloveni, e prej aty në Gjermani për një jetë më të mirë për të dhe familjen.

Mirëpo, tragjikisht, duke punuar në ditën e parë në ndërtimtari gjeti edhe vdekjen.

Familja ka njoftuar se nesër do të arrijë trupi në Kosovë, ndërsa në ora 17:00 do të bëhet varrimi.

Trupi i pajetë i Hajdinit do të varroset në fshatin Llapushnik, në vendin e quajtur ‘Rudina’.

I ndjeri para se të shkonte në Gjermani kishte punuar që disa vite në një restorant në Drenas.

Pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe dy fëmijët./Indeksonline/