75 Mall Live Search
18:30 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nesër fillon viti i ri shkollor në të gjithë Kosovën

Ministria e Arsimit ka njoftuar se nesër fillon viti i ri shkollor në nivel vendi.

Sipas tyre, janë bërë të gjithë përgatitjet sipas planifikimit dhe se tashmë ka filluar të bëhet shpërndarja e teksteve dhe materialeve shkollore në gjithë vendin, transmeton Indeksonline.

“Nesër fillon viti i ri shkollor 2018/19 në nivel vendi. Ministria ka bërë të gjitha përgatitjet sipas planifikimit. Ne e kemi dërguar edhe një formularë tek të gjitha drejtoritë komunale të arsimit për të marrë info rreth fillimit të procesit që në ditën e parë. Po ashtu, Ministria ka filluar dhe është duke bërë shpërndarjen e teksteve dhe materialeve shkollore në gjithë vendin”, thuhet në njoftim./Indeksonline/