16:17 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nesër këto lagje të Prishtinës shtatë orë pa ujë, kjo është arsyeja!

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” sh.a.  ka njoftuar konsumatorët e zonave / lagjja Veternik, lagjja Qëndresa, fshati Hajvali, Cagllavica, Mirdita, se gjatë ditës së nesërme 27 tetor 2018 e shtunë, do të mbesin pa ujë të pijshëm gjithsej 7 orë, duke filluar nga ora 09 – 16.

Sipas njoftimit, arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në zonat e lartëcekura , janë punimet teknike. Intervenimi në tubin furnizues DN 250 mm në fshatin Hajvali, përcjell Indeksonline.

Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së rrjetit të  ujësjellësit dhe kanalizimit./Indeksonline/