Nesër luhen dy çerekfinalet e para të Ligës së Kampionëve

Gara më prestigjoze evropiane e klubeve, Liga e Kampionëve, rikthehet nesër me dy ndeshjet e para të nivelit të çerekfinales.
Të martën do të ballafaqohen Benfika dhe Liverpooli në “Estádio da Luz”, kurse Manchester City e pret skuadrën spanjolle Atletico Madrid.
Të dy ndeshjet do të fillojnë nga ora 21:00.
Ndërsa të mërkurën na presin dy sfidat e tjera po aq interesante të kësaj gare ku ballafaqohen Villarreali me Bayern Munihun si dhe Chelsea me Real Madridin.