15:50 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Nesër mblidhet Kryesia, këto janë pikat e rendit të ditës

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet nesër për të mbajtur mbledhjen e radhës.

Kjo mbledhje që do të nis nga ora 10:00, ishte paralajmëruar të mbahet javën e kaluar, por dështoi në mungesë të kuroumit.

Në mbledhje janë 21 pika të rendit të ditës, transmeton Indeksonline.

Ja pikat:

  1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,
  2. Përgatitjet për seancë plenare:
  3. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  4. Koha për pyetje parlamentare,
  5. Miratimi i procesverbaleve nga Seancat e mëparshme,
  6. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën  në sektorin e energjisë,
  7. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 05.03.2018, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës,
  8. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar “Deputetët e Pavarur”, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” të nënshkruar me 20 dhjetor 2017,
  9. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,
  10. Interpelanca e ministrit të Shëndetësisë, z. Uran Ismajli, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me Sistemin informativ shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore publike dhe private në Republikën e Kosovës,
  11. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-061 për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar,
  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për gjykatat,
  13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
  14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës,
  15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për veprimtaritë hidrometeorologjike,
  16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-036 për statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës,
  17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për këshillin e pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës,
  18. Shqyrtimi i Raportit të operatorit  të sistemit, transmisionit dhe tregut-KOSTT sh. a,
  19. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e gjashtë (6) anëtarëve të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
  20. Zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës,
  21. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
  22. Propozimi  i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe i Grupit të “Deputetëve të Pavarur” për kryesimin e komisioneve parlamentare, si dhe përfaqësimin e tyre në komisionet parlamentare,
  23. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.