Nesër mblidhet Kuvendi, diskutohet për statusin e punëtorëve të arsimit
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare, në të cilën do të ketë 23 pika në rend dite.
Në këtë seancë do të bëhet edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.
Rendi i ditës:
- Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
- Koha për pyetje parlamentare,
- Shqyrtimi i Vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës për kthimin e Ligjit nr. 06/L-016 për shoqëritë tregtare,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-028 për tatimin në të ardhurat personale,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-029 për tatimin në të ardhurat e korporatave,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-037 për tatimin në vlerën e shtuar,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mbrojtjen e konsumatorit,
- Shqyrtimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA) 2018-2022,
- Shqyrtimi i Strategjisë shtetërore të ujërave në Kosovë 2017-2036,
- Shqyrtimi i Planit të veprimit për biodiversitetin 2016-2020,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2017,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2017,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për ndihmë juridike falas për vitin 2017,
- Propozimi i Grupit Parlamentar të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,
- Zgjedhja e dy anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
- Propozim-rezoluta për heqjen e Romingut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë,
- Propozim-rezoluta për hapjen e tërësishme të kontrollit për hyrje/daljet e shtetasve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar në Vërmicë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë,
- Debat parlamentar në lidhje me të drejtat e punëtorëve dhe adresimin e papunësisë në Republikën e Kosovës, sipas kërkesës së GP të LVV,
- Debat parlamentar në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për unifikimin e pikave doganore ndërmjet tyre, sipas kërkesë së deputetit Visar Ymeri, mbështetur edhe nga 11 deputetë,
- Debat parlamentar në lidhje me kartonin e gjelbërt, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë,
- Debat parlamentar në lidhje me gjendjen jo të mirë të rinisë kosovare, sipas kërkesës së deputetit Fidan Rekaliu, mbështetur edhe nga 5 deputetë.