22:49 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Nesër mos e harroni çadrën, këto janë temperaturat në vend

Të shtunën reshje lokale shiu në mëngjes. Nga dita e diel kthjellime dhe më butë. Në ultësira mundësi për mjegull.

14.12 – Herët në mëngjes erë dhe riga lokale shiu. Ditën kryesisht me vranësira, e në mbrëmje kthjellime dhe ftohtë.
15.12 – Në mëngjes ngrica, në vise të ulëta mjegull. Ditën kryesisht me diell dhe butë.
16.12-17.12 – Në mëngjes ftohtë, në ultësira mjegull. Ditën butë, kryesisht me diell.
18.12 – Në ultësira, në mëngjes mundësi për mjegull. Ditën butë, pjesërisht vranët, me intervale të gjata me diell.

Temperaturat e ajrit në rritje, ndjeshëm mbi vlera mesatare, me minimale nga -1C deri në 4C, e maksimale nga 9C deri në 12. Në vise të ulëta, ku është mundësi që mjegulla të mbetet edhe gjatë ditës, maksimalet do të jenë më të ulëta për 3C deri 5C.
Të shtunën erë mesatare dhe fuqishme nga juglindja 4-15m/s. Nga dita e diel erë e lehtë nga jugu 1-4m/s.
Shtypja atmosferike të shtunën në mëngjes do të zbres thellë nën vlera normale, mirëpo nga dita e diel pritet rritje e shpejtë, lartë mbi këto vlera.