Nesër në Prishtinë promovohet libri i boksierit shqiptaro – amerikan Elvir Muriqi

Nesër, me 9 qershor, ora 15:00, në ambientet e “Panairit të Librit” në Pallatin e Rinisë në Prishtine do të promovohet libri i boksierit shqiptaro – amerikan Elvir Muriqi, titulluar “ELVIR MURIQI – PEOPLES CHAMP”, përgatitur nga Artan Vërbica.
Libri është një monografi e pasur me rrëfim e fotografi të shtegtimin personal e profesional të djaloshit Pejan që bëri karrierë në boksin profesional në SHBA.
Muriqi do të mbahet në mend si sportist e boksier profesionist që gjysmën e fitoreve i ka fituar me nokaut.
Libri është publikuar nga “Grupi Koha” në Prishtinë.