20:43 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Nesër nuk do të mbahet mësim, shkak moti i ftohtë

Të gjitha shkollat në Kosovë gjatë ditës së nesërme nuk do të mbajnë mësim.

Këtë vendim e ka marrë sot Ministria e Arsimit, për shkak të temperaturave të ulëta.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe këshilltari i ministrit të arsimit, Valmir Gashi.

Ai ka thënë se kjo ditë do të zëvendësohet me vonë.

“Është marrë vendim që nesër të ndërprehet mësimi, si pasojë e motit të ligë. Ky vendim ka ardhur edhe pas konsultave me prindërit e nxënësve. Kjo ditë e humbur do të kompensohet një ditë tjetër”, ka thënë Gashi.

Gashi ka theksuar se vendimi vlen vetëm për nesër, ndërkaq nëse temperaturat nuk rriten do të merret ndonjë vendim tjetër./Indeksonline/