Nesër pensionohet futbollisti i Superligës
Futbollisti i Ferizajt, Avdyl Haliti, i jep fund karrierës si futbollist në fundjavë.
Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit.
Ferizaj falënderon Halitin për kontributin e dhënë.
“Avdyl Haliti pritet ti jep fund karrierierës si futbollistë aktiv. Ne Ndeshjen ndaj Llapit qe zhvillohet te diellen dhe kjo pritet te jete ndeshja e fundit për Halitin me fanelen e Ferizajt.
Ftojmë qytetarët e Ferizajt që të dielën tē jenë në stadion për ta përshëndetur mesfushorin tonë, Avdyl Halitin ne ndeshjen e fundit me fanelen tonë.
Klubi e falenderon Halitin për kontributin e tij në klubin tonë dhe i uron shëndet dhe suksese në vazhdim. Haliti jetën pritet ta vazhdojë në Gjermani me familje”, shkruan faqja zyrtare.