10:39 / E Martë, 31 Janar 2023 / B O

Nesër prezantohet seria e re e Samsung Galaxy S23, ja si do duken tre modelet e reja

Nesër do të mbahet ceremonia e prezantimit të Samsung Galaxy S23. Fotot e tre modeleve të parashikuara të gamës, Galaxy S23, S23 Plus dhe S23 Ultra tashmë kanë rrjedhur.

Galaxy S23 Ultra ka katër kamera mbrapa dërsa S23 dhe S23 Plus janë më të rrumbullakosura në dizajn me nga një kamerë më pak secila.

Kamera e Galaxy S23 Ultra do të ketë rezolucion 200 megapikselë , e cila është afërsisht dyfishi i rezolucionit të sensorit 108 megapikselë që ishte në modelin e kaluar S22 Ultra./Indeksonline/