13:11 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nesër protestë paralajmëruese në Trepçë

Këshilli i Përgjithshëm i Sindikatave të Trepçës ka paralajmëruar për nesër një protestë që synon sensibilizimin e organeve kompetente të Kosovës për realizimin e kërkesave të parashtruara nga minatorët.

Minatorët “do të mbajnë protestë paqësore paralajmëruese, qëllimi i së cilës është sensibilizimi për realizimin e kërkesave të minatorëve të Trepçës drejtuar organeve kompetente të Kosovës” thuhet në njoftim.

Protesta njëorëshe do të mbahet nesër nga ora 11:00 deri 12:00.