14:36 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Nesër seanca e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

Kryesia e Kuvendit ka njoftuar se nesër do mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, me pika të rendit të ditës nga seancat e papërfunduar plenare të mbajtura më 8,9 dhe 1 mars 2018.

Senaca do të mbahet duke filluar nga ora 10:00.

Më poshtë gjeni pikat e rendit të ditës:

  1. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 8, 9 shkurt dhe 1 mars 2018
  2. Votimi i rekomandimeve të Interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,
  3. Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,
  4. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Akreditimit,
  5. Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.