10:13 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

Nesër seanca përfundimtare ndaj kriminelit serb, Darko Tasiq, krushianët do të protestojnë për të kërkuar drejtësi

Nesër më 17.06.2020 do të mbahet seanca përfundimtare ndaj kriminelit serb, Darko Tasiq.

E në shenjë revolte, banorët e Krushës do të protestojnë para Gjykatës Themelore në Prizren për të kërkuar drejtësi për krimet e kryera në fshatin e tyre, transmeton Indeksonline.

Banorët kanë paralajmëruar se nisja do të bëhet nga fshati Krushë e Vogël nga ora 09:00.

Gjithashtu ata kanë ftuar për respektim të masave ndaj COVID-19.

Ndryshe, Darko Tasiq, i cili deri në vitin 1999 kishte jetuar në Krushë të Vogël bashkë me familjen e tij, akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për vepra krime të luftës kundër popullatës civile shqiptare./Indeksonline