11:45 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Nesër takimi Kurti- Mustafa

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se nesër do të zhvillojë një takim me të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Kurti theksoi se në takimin e nesërm do të diskutohet për çështjet e mbetura rreth idesë për planin qeverisës.

Sipas liderit të VV-së nuk ka kohë të humbet, sepse certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të gjashtë tetorit do të bëhet javën e ardhshme, transmeton Indeksonline.

Kurti komentoi edhe deklaratat e LDK-së se posti i kryeministrit baraspeshon me gjashtë apo më shumë ministri, ku tha se diçka e tillë nuk qëndron. Populli i Kosovës përmes votës e ka zgjedhur atë për kryeministër./Indeksonline/