19:34 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Nesër vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës

Seanca parlamentare e Kuvendit të Kosovës pritet të vazhdojë nesër me fillim nga ora 11:00.

Në seancën e mbajtur sot janë miratuar disa Projektligje përderisa mbetën për nesër edhe pikat e tjera të rendit të ditës, transmeton Indeksonline.

Këto janë pikat e rendit të ditës që vazhdojnë për shqyrtim nesër:

  1. Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

 

  1. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016,

 

  1. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,

 

  1. Shqyrtimi i Raportit Vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2016,

 

  1. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,

 

  1. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa,

 

  1. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave,

 

  1. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.