22:02 / E Mërkurë, 25 Tetor 2023 / S Z

Netanyahu thotë se Izraeli po përgatitet për pushtimin tokësor të Gazës

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, tha se shteti i tij po përgatitet për një pushtim tokësor të Gazës.

Por, ai refuzoi të japë detaje mbi kohën e operacionit, ndërsa shtoi se do të arrihet me konsesus, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kurse presidenti francez Emmanuel Macron më parë tha se është gabim nëse Izraeli fillon një pushtim tokësor në Gaza.