09:58 / E Mërkurë, 20 Korrik 2022 / B O

Netflix humbet 1 milion abonentë

I konsideruar si “mbreti” i transmetimit, Netflix ka humbur 1 milion abonentë përgjatë periudhës Prill-Korrik. Lufta për të mbajtur fronin është bërë më e vështirë.

Por edhe vetë Netflix nuk është i bindur se çfarë e ka shkaktuar rënien e abonimeve. Shefi ekzekutiv, Reed Hastings, i pyetur për këtë fenomen, tha: “Nëse do të kishte një gjë të vetme, do të thonim ‘gjëra të çuditshme’”.

Në Prill kompania raportoi humbjet e para që prej vitit 2011, që u pasua me shkurtime të vendeve të punës si dhe rënie të aksioneve të Netflix.

Të martën, kompania njoftoi humbjet më të mëdha të abonentëve në historinë e saj. SHBA-ja dhe Kanadaja mbajnë numrin më të madh të anulimeve, e ndjekur nga Europa.

Gjatë pandemisë së Covid-19, Netflix forcoi akoma më shumë pozitat dhe rriti fitimet, por pas pandemisë kompania përballet me largime të abonentëve.

Netflix përballet edhe me konkurrencë të fortë nga Apple Tv, HBO Max, Amazon Prime dhe Disney +.