75 Mall Live Search
21:19 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Neuer tregon se kur do të kthehet në fushë pas lëndimit të gjatë

Manuel Neuer ka vizituar Bayernin në stërvitjen e sotme. Portieri gjerman ka qëndruar për disa minuta në stërvitje së bashku me Arien Robben.

Neuer e ka treguar edhe kohën se kur pret që të rikthehet në fushë.

“Në javën e parë të prillit pres të jem në skuadrën e Bayernit. Unë kam besim se do të jem edhe në formacionin e skuadrës. Mjekët janë optimist se kam kaluar të gjitha fazat e rikuperimit, ndërsa edhe vetë po ndihem i aftë për lojë” ka thënë Neuer./Indeksonline/

Temat: