13:30 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

E fitoi Kupën e Botës me Francën, Lloris tregon portierin më të mirë

Hugo Lloris bëri disa pritje spektakolare në ndeshjen që u zhvillua mes Francës dhe Gjermanisë, e fituar nga vendasit me përmbysje,2-1.

Në intervistën e pas ndeshjes, 31-vjeçari foli edhe për debatin se kush duhet të jetë titullar në portën e gjermanëve, Neuer apo Ter Stengen.

“Nuk kam asnjë dyshim. Neuer është më i miri dhe do të vazhdojë të na çudisë për vite të tëra. Po të marrim atë çfarë ai i ka dhënë Gjermanisë dhe Bayernit ky debat nuk është i drejtë. Ai është portier i madh. Nuk është e lehtë të kthehesh në formë pas atij dëmtimi”, u shpreh portieri për homologun e tij.