10:00 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Neves në fund të sezonit, pritet të transferohet në Liverpool

Ruben Neves këmbëngul se dëshiron të qëndrojë në Wolves pavarësisht se është raportuar lidhur me një transferim të mundshëm në Liverpul.

Mesfushori ka qenë një figurë kyçe në anën e Nuno Espirito Santo, të cilët janë promovuar në Premier Ligë, pas një fitoreje të mrekullueshme në kampionat.

Raportet pohojnë se 21-vjeçari tashmë ka biseduar me Jurgen Klopp dhe mund të bëjë kalimin në Anfield në fund të sezonit.

Por Neves, i cili u transferua nga Porto në një marrëveshje prej 15,8 milionë funte verën e kaluar, dëshiron të mbetet me Wolves edhe për një tjetër sezon.

“Unë erdha këtu për të ndihmuar klubin dhe klubi më ka ndihmuar gjithashtu,” tha Neves për Sky Sports. /Indeksonline/