13:55 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / A. M.

Neville i thot Ronaldos të flasë

Cristiano Ronaldo premtoi se do të flasë për historisë rreth transferimit dhe largimit të mundshëm nga Manchester United.

Ronaldo pretendon se do të japë një intervistë në të cilën do të tregojë gjithçka dhe do të tregojë të dhëna nga fletorja në të cilën mbledh prova të të gjitha gënjeshtrave mediatike.“Nga 100 lajme që u shkruan për mua, vetëm pesë ishin të vërteta”, ka shkruar portugezi në Instagram.

Kjo nuk mund të kalonte pa një koment nga Gary Neville, ish-shoku i tij i skuadrës në Manchester United, dhe sot një analist i ‘Sky Sports’. “Pse lojtari më i mirë i të gjitha kohërave (për mendimin tim) duhet të presë dy javë për t’i thënë tifozëve të Manchester United të vërteten? Dilni tani dhe flisni. Klubi është në krizë dhe ka nevojë për drejtues që të flasin. Ai është i vetmi që mund ta përballojë këtë situatë”, ka shkruar Neville.