08:47 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

New England Patriots triumfojnë në Superbowl

Mbrëmë në stadiumin “Mercedes-Benz Stadium” është zhvilluar ndeshja finale e Superbowlit në ligën e futbollit amerikan, NFL.

New England Patriots kanë mposhtur Los Angeles Rams me rezultat të thellë 13:3, shkruan Indeksonline.

Pas kësaj fitoreje, Patriots tani janë barazuar me Pittsburgh Steelers në numrin titujve në historinë e NFL-it, derisa Brady tani ka më së shumti tituj të Super Bowl në histori (6), duke e tejkaluar Charles Haleyn që kishte 5 tituj. /IndeksOnline/