11:42 / E Hënë, 06 Prill 2020 / indeksADMonline

New Yorku “kopjon” Prishtinën, protestë në ballkone me lugë e tenxhere

Amerika po përballet fuqishëm më koronavirusin ditëve të fundit. Në New York, 90% e njerëzve thuhet se janë të izoluar javën që lamë pas.

Kjo ka bërë që popullata të jetë e pakënaqur me këtë situatë dhe masat shtrënguese që ka marrë shteti.

Për këtë, është organizuar një protestë nga ballkonet, e ngjashme me protestat që së fundi janë organizuar në Prishtinë.

Me lugë, tenxhere e gjësende të tjera, banorët kanë shprehur revoltën ndaj shtetit duke protestuar secili në formën e vet./Indeksonine/