75 Mall Live Search
23:13 / E Mërkurë, 01 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Newcastle e ”shkel” Manchester Unitedin, e eliminon nga Carabao Cup

Newcastle United ka kaluar në çerekfinale të Carabao Cup.

“Laraskat” shënuan fitore në udhëtim ndaj Manchester United, me rezultat të thellë 3-0, shkruan IndeksOnline.

Miguel Almiron hapi serinë e golave në minutën e 28-të, ndërsa tetë minuta më vonë shënoi Lewis Hall.

Me rezultat 0-2 u mbyll pjesa e parë.

Fitoren e Newcastle e vulosi Joe Willock në minutën e 60-të./IndeksOnline/