17:12 / E Mërkurë, 30 Gusht 2023 / Gj. Sh

Nexhipi merr te Manisa sulmuesin kosovar

Sulmuesi kosovar, Jetmir Topalli do ta vazhdoj karrierën në Turqi.

Ai është transferuar nga skuadra e Istanbulspor AS, te Manisa, shkruan IndeksOnline.

25-vjeçari është transferuar në formë huazimi dhe ka nënshkruar kontratë një vjeçare.

Ai u prezantua nga drejtori sportiv, Nderim Nexhipi. i cili u largua nga Ballkani muaj më parë.

Topalli gjatë prezantimit tha se ka ardhur te Manisa me qëllimin për ta fituar kampionatin turk.

“Kam miq me të cilët kam luajtur më parë në Klubin e Futbollit Manisa. Kam marrë referenca shumë të mira prej tyre. Erdha në një ekip që synon Superligën për të fituar kampionatin. Së bashku me shokët e skuadrës do të punojmë shumë dhe do të arrijmë objektivin tonë”, tha Topalli./IndeksOnline/