09:04 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Neymar do të largohet nga PSG

Futbollisti brazilian preferon të kthehet te Barcelona.

Neymar nuk dëshiron të qëndrojë më në Paris Saint-Germain.

Spekulimet rreth së ardhmes së tij sa vinë e rriten, derisa vetë braziliani preferon të luajë sërish në La Liga, tek Barcelona ose Real Madridi.

Neymar nuk është fort i kënaqur me aventurën e tij në Francë, më shumë prej situatës, se sa prej qytetit.

Sipas mediave spanjolle, 26-vjeçari i ka rrëfyer shokut të skuadrës tek kombëtarja, Arthur, i cili luan gjithashtu tek Barcelona, se është gati për një rikthim në Barcelonë, duke shfaqur pendesë për largimin e tij një vit më parë.

Në rast se Neymar nuk kthehet tek Barça, atëherë Real Madridi do të jetë i gatshëm për t’u hedhur në sulm për të.

Temat: