06:58 / E Shtunë, 07 Tetor 2017 / indeksADMonline

Neymar humbi betejën me Barcelonën

UEFA e ka hedhur poshtë padinë e Neymarit ndaj Barcelonës

Neymar, ylli i skuadrës së Paris Saint-Germain, e ka humbur betejën me Barcelonën në UEFA.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, AS, UEFA e ka hedhur poshtë padinë e brazilianit ndaj Barcelonës.

Neymar kishte kërkuar nga UEFA që ta përjashtoj Barcelonën nga Liga e Kampionëve pas klubi nuk i kishte dhënë 26 milionë euro bonuse babait të tij, përcjell Express.

Por, UEFA nuk e ka marrë parasysh kërkesën e brazilianit. Kështu, Barcelona e ka fituar |”ndeshjen” ndaj Neymarit. /Express/