16:23 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Neymar ka një mesazh për Coutinhon (Foto)

Ish-futbollisti i Barcelonës, Neymar JR ka një mesazh për brazilianin Philipe Coutinho.

Coutinho sot u zyrtarizua si futbollisti më i ri i klubit nga Katalunia, me një transferim prej 140 milionë funta nga Liverpooli, transmeton IndeksOnline.

Bashkëkombësi i tij, Neymar ka postuar një foto në rrjetet sociale duke lënë një mesazh për Coutinhon.

“Shumë i lumtur për ju. Të uroj suksese dhe jam shumë i sigurt se do të jesh i lumtur atje. Dhe më trego, a është ky stil i flokëve në modë?”, ka shkruar Neymar.

Coutinho dhe Dembele llogariten si futbollistë “zëvendësues” për Neymarin, i cili e la “Camp Nou” për Paris Saint Germain./IndeksOnline/