12:48 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Neymar kërkon të operohet, 2 muaj jashtë fushave!

Ylli i Paris Saint Germain, Neymar JR do të mungoj kundër Real Madridit, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Sipas mediave të huaja, braziliani ka vendosur t’iu nënshtrohet një operacion, për ta zgjidhur problemin e lëndimit të marrë në derbin francez kundër Marseille, transmeton IndeksOnline.

Kjo nënkupton se Neymar do ta humbasë ndeshjen e kthimit kundër kampionit aktual europian, por kjo nuk është e gjitha. Ai pritet ta humbas tërë sezonin, pasi në rast se iu nënshtrohet operacionit – do të merr kohë 2 muaj për t’u shëruar.

Siç duket Neymar preferon të jetë i gatshëm për Kupën e Botës që fillon në qershor dhe mbahet në Rusi./IndeksOnline/