75 Mall Live Search
16:36 / E Martë, 02 Qershor 2026 / L A

Neymar me shokë arrijnë në Amerikë për Botëror

Kombëtarja e Brazilit sapo ka arritur në SHBA për Kampionatin Botëror.

Yjet e Carlo Ancelottit, po synojnë që të shtojnë yllin e 6-të në fanellën e verdhë, 24 vjet pas triumfit të fundit.

Në fotot e publikuara nga Federata Braziliane e Futbollit (CBF), shihen lojtarët si Vinicius Jr dhe Neymar, ku për këtë të fundit është një “last dance” në skenën më të madhe të futbollit.

Brazili, do të jetë në grupin C krah Marokut, Haitit dhe Skocisë./IndeksOnline/