10:18 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Neymar mes dy madrilenëve!

Vinicius Junior mbrëmë ka festuar ditëlindjen e 18-të. Supertalenti i Real Madridit kishte organizuar një festë me miq. Në mesin e të ftuarve ishte edhe Neymar.

Kjo foto nga ditëlindja shfaqë dy lojtarët e Realit, Rodrygo e Vinicius bashkë me Neymar, lojtarin që po flitet se do të jetë blerja e parë e Barcelonës këtë afat kalimtar.

Por, mediat madrilene e lidhin këtë ndejë me mundësinë që brazilianët e Realit ta bindin atë për kalimin te 13-herë kampioni i Evropës.

Megjithatë, asgjë deri më tani nuk është zyrtare dhe gjithçka është e mundshme deri në fundin e afatit kalimtar./Indeksonline/