75 Mall Live Search
08:16 / E Shtunë, 18 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Neymar në shitje, Al-Khelaifi cakton çmimin

Skuadra e PSG-së, ka vendosur ta nxjerr në shitje pëfundimisht futbollistin Neymar.

Sipas mediave franceze, presidenti Nasser Al-Khelaifi, do ta largoj brazilianin gjatë verës, ku ka caktuar edhe çmimin e shitjes së tij, transmeton IndeksOnline.

Ai është i gatshëm ta shes sulmuesin për një shumë prej 60 milionë eurove.

 “Le Parisien”, raporton se Al-Khelaifi tashmë ka nisur negociatat me Chelsean për shitjen e Neymarit.

Kujtojmë që PSG e transferoi brazilianin nga Barcelona në vitin 2017 për një shumë marramëndëse prej 222 milionë euro./IndeksOnline/