14:11 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Neymar ngre në këmbë tifozët kundërshtar

Brazili fitoi ndaj Arabisë Saudite me rezultat 0-2 në ndeshjen miqësore të zhvilluar të premtën

Gabriel Jesus dhe Alex Sandro shënuan golat e fitores ndërsa në të dy rastet asistoi Neymar, shkruan indeksonline.

Ylli i PSG-së u duartrokit me të madhe nga publiku vendas i cili e rrespektoi tejmase.

Neymar e përshëndeti publikun derisa këta të fundit u ngritën në këmbë dhe brohoritën për 26 vjeçarin. /IndeksOnline/