13:57 / E Enjte, 15 Prill 2021 / Blerim

Neymar nuk lëviz nga Parisi, ka gati kontratën e re

Neymar JR pritet që të qëndroj edhe për disa vite te skuadra e Paris Saint-Germain.

Për lojtarin brazilian ka shumë klube të interesuara, por asnjëra nuk ka bërë ofertë zyrtare për shkak edhe të çmimit të lartë, shkruan IndeksOnline

Sipas ‘lEquipe’, Neymar pritet të firmos kontratë të re deri në vitin 2027. Madje klubi parisien dëshiron ta bëjë këtë pak para ndeshjeve me Manchester Cityn në gjysmëfinale të UEFA Champions League.

Kontratë e 29-vjeçarit me PSG-në skadon në vitin 2022.

Neymar gjatë këtij sezoni në Ligue 1 të Francës ka zhvilluar 13 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola./IndeksOnline/