09:27 / E Diele, 20 Gusht 2023 / Gj. Sh

Neymar nuk mund të luaj ende për Al Hilalin

Pesë ditë më parë, Neymar u zyrtarizua si futbollist i ri i skuadrës arabe, Al Hilal.

Braziliani të shtunen u prezantua në mënyrë të veçantë në stadiumin e tyre, ku u mirëprit nga mijëra tifozë, shkruan IndeksOnline.

Por Neymar nuk mund të luaj ende për skuadrën e Al Hilal.

Ai është lënduar dhe nuk do të mund të luaj deri mes të shtatorit.

Këtë e ka bërë të ditur trajneti i tij te Al Hilal, Jorge Jesus.

“Neymar ka mbërritur i dëmtuar, ka një problem muskulor. Nuk mund të them me saktësi se kur mund të rikthehet në fushë dhe të jetë gati për t’u stërvitur normalisht. Edhe pse e shoh të paumndur që të luaj të paktën deri në mesin e muajit shtator. Nuk e kuptoj pse Brazili telefonoi Neymarin kur ai është i lënduar dhe nuk mund të luajë, nuk ka kuptim fare”, ka thënë Jesus./IndeksOnline/