13:14 / E Hënë, 06 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Neymar pasardhës i Ronaldos, babi i brazilianit takohet me Perezin

Babai i Neymar thuhet se është takuar me presidentin e Real Madridit Florentino Perez për të folur për një kalim të mundshëm në Santiago Bernabeu.

Braziliani ishte larguar këtë verë nga Barcelona për tu bashkuar me PSG me një shumë prej 222 milionë euro por babai i tij thuhet se tashmë është duke menduar një marrëveshje të re në La Liga.

Sipas ”Mundo Deportivo” burimet në Paris kanë zbuluar se Perez dhe Neymar kanë folur për një transferim të mundshëm që përfshin brazilianin.

Më parë Los Blanocs nuk kishin arritur ta sigurojnë blerjen e 25 vjeçarit nga Santos kur u transferua në Barcelonë në vitin 2013 dhe është raportuar se dera gjithmonë mbetet e hapur për tu transferuar te Real Madrid. /IndeksOnline/

Temat: