Neymar për Kupën e Botës 2014: Ishte java më e keqe, vetëm bërtitsha, kam mundur të alivanosem (Video)
Ylli brazilian Neymar dhe mbrojtësi spanjoll, Gerard Pique morën pjesë në një intervistë në “Tribune”.
Neymar kujton vuajtjet e tij në Kupën e Botës në Brazil.
“Ky lëndim ka qenë me i vështirë në të gjithë karrierën time. Bërtita një javë të tërë. Derisa një dit pash babain dhe nënën duke qarë, ishin të gjithë të trishtuar”, thotë Neymar pasi pësoi një lëndim në ndeshjen çerekfinale Brazil – Kolumbi.
Neymar tregoi se si ai veprim ka mund t’ia përfundoi karrierën.
“Kam mundur të mos lëviz fare. Mjeku më mori dhe më tha se ishte një situatë e keqe”, shtoi ai.
Ditë më vonë, Neymar e pa në televizion se si Brazili u mposht me rezultat të thellë 7 me 1 kundër Gjermanisë.
“Do të doja ta shijoja humbjen 7 me 1 se sa të lëndohesha”, tha lojtari i Paris Saint Germain./IndeksOnline/