17:59 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Neymar rikthehet me gol, Brazili mposht Kroacinë (Video)

Brazili ka mposhtur Kroacinë me rezultat 2-0 në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Anfield të Liverpoolit.

Golin e parë për brazilianët e shënoi Neymar në minutën e 69-të pas një super solo-aksioni, shkruan indeksonline.

Rezultatin e dyfishoi ylli i Liverpool, Robero Firmino në minutat shtesë të ndeshjes.

Brazili është një nga favoritët kryesor që të triumfoj në Kupën e Botës. /IndeksOnline/

 

Temat: