Neymar ua jep një “goditje” me mëngjes tifozëve të Realit (Foto)
Ditën e djeshme mediat spanjolle e kanë patur në ballina lajmin se Neymar është afër transferimit në Real Madrid. Raportohej se babai i yllit brazilian ka arritur marrëveshjen me gjigantin spanjoll për një shifër astronomike.
Por, reagimi i Neymar në mëngjesin e sotëm mund të ua ketë prishur disponimin tifozëve të Realit.
Ai ka publikuar foto në profilet e rrjeteve socialeve të tij me fanelën e re të PSG-së. Ndër të tjera, Neymar ka thënë se është krenar që do të veshë këtë fanelë në edicionin e ardhshëm./Indeksonline/