16:15 / E Hënë, 27 Qershor 2022 / OSH

Nga 22 mijë maturant, dështojnë 6 mijë

Fatmir Elezi, shef i Divizionit për Standard, Monitorim dhe Vlerësim në Ministrinë e Arsimit, tregoi për Radio Klan Kosova FM, që rreth 22 mijë maturantë i janë nënshtruar testit të maturës. Ai tha që rreth 6 mijë prej tyre nuk kanë arritur të kalojnë provimin e maturës fare.

Poashtu ai tregoi që asnjë prej tyre nuk ka arritur të marrë maksimumin e pikëve, që ishte 100, ku për të kaluar duhej të kishin 40% mtë pyetjeve të sakta. “

Kemi rast me 95 pikë, ndërkaq vëtëm 0.4 për qind e nxënësve i kanë mbi 90 pikë, ose 77 nxënës janë mbi 90 pikë. Janë mbi 22 mijë maturantë”, tha Elezi.

Ai theksoi që afati i dytë për t’iu nënshtruar testit do të jetë në muajin gusht.