16:31 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Nga 5 euro e 73cent qe i merr në javë, nëna e detyron t’ia jap prapa 3 euro e 60, ja pse!

Një nënë ka ndezur një debat midis prindërve duke zbuluar se ajo i kërkon vajzës së saj pesëvjeçare që të marrë me qira nga pagesa e saj mujore.

Essence Evans, një nënë nga Gjeorgjia, ka marrë vëmendje të gjerë pasi përmes Facebook-ut ka treguar se si ajo ka gjërat me vajzën e saj.

“Çdo javë merr 5 euro e 73 cent. Por unë i shpjegova asaj se në botën reale shumica e njerëzve shpenzojnë shumicën e parave të tyre në fatura duke shpenzuar më pak për veten e tyre. Kështu që unë bëj që ajo të më japë nga 3 euro e 60 cent nga 5.73 sa ka gjithsej” ka shkruar ajo, transmeton Indeksonline.

Sidoqoftë,Evans ka një agjendë të fshehtë duke i mbajtur paratë për t’i dhënë këto para vajzës kur të rritet.

“Tani, ajo e di që ato 3 euro e 60 cent shkojnë në llogarinë e saj të kursimeve të cilat do t’ia kthej kur ajo të mbushë 18 vjeç. Kjo strategji jo vetëm që përgatit fëmijën tuaj për botën reale por kur të shohin se sa fatura reale janë ato do të vlerësojnë atë që keni bërë”,ka shtuar ajo.

Postimi i saj ka mbledhur mbi 228 mijë reagime dhe mbi 300 mijë reaksione.

Shumë njerëz e kanë lavdëruar idenë e saj inovative, si mënyrë fantastike për t’i përgatitur ata.

Megjithatë ka të tjerë që nuk pajtohen me të./Indeksonline/