Nga 7 shkurti, nis reforma e thellë në drejtësinë kosovare
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim njoftues anëtarët e Komitetit Drejtues për Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.
Ministri Tahiri informoi anëtarët për përgatitjet që janë duke bërë për nisjen e procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, që do të nis zyrtarisht më 7 shkurt.
Ministri Tahiri ka theksuar se kjo iniciativë është ndërmarrë për t’i dhënë përgjigje nëse sistemi i drejtësisë është adekuat, i unifikuar dhe në përputhje me rendin demokratik, standardet ndërkombëtare dhe në vijë me orientimin e Kosovës për integrim në Bashkim Evropian.

Komiteti Drejtues kryesohet nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa anëtarë të saj janë edhe Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme, Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial, si dhe Zyra e Presidentit, Zyra e Kryeministrit dhe Universiteti i Prishtinës.