75 Mall Live Search
17:17 / E Diele, 30 Maj 2021 / A. A

Nga Bundesliga 2 bie në 3, ditë e keqe për ekipin e futbollistit kosovar

Bashkim Ajdini luajti 90 minuta në ndeshjen e barazhit të Bundesliga 2 me Osnabruck kundër Ingolstadt.

Pavarësisht fitores 3-1, Osnabruck u largua nga Bundesliga 2 pasi rezultati i përgjithshëm në dy ndeshjet ishte në favor të Ingolstadt 3-4.

Ndryshe, Ajdini asistoi te goli i parë që e shënoi Heider.

Mbrojtësi i djathtë nesër do të bashkohet me kombëtaren e Kosovës, pasi është ftuar për herë të parë nga përzgjedhësi Bernard Challandes.

/Indeksonline/