16:20 / E Hënë, 01 Janar 2018 / indeksADMonline

Nga De Rossi te Ibrahimovic: Deklaratat më interesante në 2017

Revista franceze ‘France Football’ ka zgjedhur deklaratat më emblematike të vitit kalendarik.

IndeksOnline iu sjell më poshtë disa prej tyre:

De Rossi: Kur i shoh futbollistët e rinjë në zhveshtore duke hyrë në Instagram më vjen t’i godas me shkop bejsbolli në gojë

Eric Cantona për kalimin e Neymar në PSG: Kur një lojtar brazilian 25 vjeç, i cili luan në Barcelonë, shkon të luaj në ligën franceze për tu përballur me Guingamp apo Amiens, dikush merakoset: çfarë po bën ai?

Ibrahimoviç: Sa më shumë kohë të kalojë dhe sa më inteligjent të bëhem, përpiqem të mos humbas energji kur nuk kam nevojë për të. Ndihem pak si Benjamin Button: Unë kam lindur i vjetër por do të vdes i ri.

Gafa e Payet pas transferimit në Marseille: Unë kam ardhur këtu për të bërë shaka .. .. opps … për të luajtur

Guardiola për blerjen e Gabriel Jesus: Lojtari është si një shalqi: nuk mund ta dini nëse është i mirë deri sa ta preni

Dimitri Lienard, mesfushori o Strasbourg, pas ndeshjes me PSG: Neymar më tha: “Ti po stimulon” . Unë duhet t’i kisha thënë atij: “I dashur, natyrisht që je yll, natyrisht që mund të bësh gjithcka që dëshiron, por është thuajse e qartë se kur ju vallëzoni para meje në fushë, unë do të doja t’ju lëndoja”