20:54 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nga e hëna në këtë qytet të Kosovës shtrenjtohet buka

Buka në furrat e Gjilanit u shtrenjtua për 10 cent.

Nga e hëna ajo kushton 40 centë.

Furrtarët këtë veprim të tyre e arsyetojnë me shtrenjtimin e miellit.

Por qytetarët nuk i besojnë arsyetimit të furrtarëve, meqë thonë se kjo po ndodhë vetëm në komunën e tyre.