14:03 / E Enjte, 10 Shtator 2020 / indeksADMonline

Nis nga e hëna lejimi i vikendeve për të dënuarit dhe vizitat familjare, në qendrat korrektuese

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se nga e hëna do të fillojë hapat e radhës të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj COVIDIT-19 në institucionet korrektuese.

“SHKK-ja nga 14.09.2020 do të fillojë lejimin e vikendeve për dënuarit, e po ashtu për vizitat familjare do të lejojë  dy persona të rritur dhe fëmijët (fëmijët nuk kufizohen). Gjatë vizitës së tyre, secili familjar është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete të bartë edhe  maskën mbrojtëse”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu u tha se Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e shëndetësor të burgjeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve  rreth hapave në vazhdim./Indeksonline/