23:30 / E Diele, 17 Maj 2020 / indeksADMonline

Nga e hëna rifillon transporti publik, Ahmeti tregon rregullat që patjetër duhet ndjekur secili udhëtarë

Nga nesër fillon faza e dytë e lehtësimit të masave të ndërmarra në kuadër të luftimit të pandemisë COVID-19.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar edhe rregullat që duhet ndjekur të gjithë qytetarët që do t’u duhet të lëvizin me transportin publik-urban në kryeqytet, transmeton Indeksonline.

Ndër të tjerash Ahmeti tha se do të lejohen maksimalisht 20 udhëtarë dhe assesi s’do të lejohet hyrja pa maska.

Postimi i plotë:

Nesër rifillon transporti publik, por me rregulla:

– numri maksimal i udhëtarëve ve për autobus – 20

– nuk lejohet me hy në autobus pa maska

– udhëtarët duhet ta kenë vërtetimin që janë në punë te org. e komp. që janë të lejuara ose të jenë në orarin e tyre të daljes – do të ketë kontrolle të policisë

Autobusët tonë janë gati

#mosdilnipamaska

P.S. Pr 1