13:44 / E Diele, 14 Prill 2024 / Gj. Sh

Nga e marta zgjatet orari për pajisje me pasaporta dhe letërnjoftime

Fluksi i madh i qytetarëve për tu pajisur me dokumente si pasaporta, leje te njoftimit etj, ka bërë që Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), prej të martës 16 prill të punoj me orare të zgjatur deri në ora 18:00.

Po ashtu ARC do të punojë edhe të shtunave deri në orën 16:00.  Këtë e ka bërë të ditur për “Indeksonline”, krye shefi i ARC-së Blerim Camaj.

“Për shkak të fluksit të madh të qytetarëve për tu pajisur me dokumente, kemi marrë vendim të zgjasim orarin e punës. Prej të martës do të punojmë deri në orën 18:00 , të shtunave deri në orën 16:00. Po ashtu me të njëjtin orar do të punoj edhe departamenti i prodhimit të dokumenteve”, tha Camaj. /IndeksOnline/