11:00 / E Premte, 24 Mars 2023 / B O

Nga “Fadil Vokrri” në “Allianz Arena”, publikohet videoja motivuese e Kosovës për kualifikimin në Evropian

“Kosova në Evropian” është motoja e FFK-së për rrugëtimin e ri drejt qëllimit të madh, kualifikimit në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Nga dhimbja në lavdi, historia ime dardane”, është titulli i kësaj video e cila sjellë një rrëfim të shkurtër të ecurisë së “Dardanëve” deri në këtë pikë, me shumë vështirësi e pengesa, por me synime të mëdha e të qarta.

Izraeli do të jetë rivali i parë i Kosovës, sfidë e cila zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00.